Përse ne!
Për ne kënaqësia e klientit është shumë e rëndësishme!
Respektojmë Afatet
Plotësojmë Nevojat
Jemi me Përvojë
Kontabilitet
Redi Consulting ofron një shumllojshmëri shërbimesh në fushën e kontabilitetit dhe mbajtjes së llogarive për kompani që zhvillojnë aktivitetin në fusha të ndryshme të industrisë, tregëtisë, shërbimit duke i orientuar në sistemin kontabël më efikas të përshtatur me natyrën specifike të secilit prej tyre.
Disa prej shërbimeve që ofrohen në fushën e kontabilitetit janë:
- Ngritja e sistemeve kontabël efikase sipas natyrës së biznesit dhe mirëmbajtja e tyre;
- Mbajtje kontabiliteti dhe trajtimi i çështjeve kontabël sipas Ligjit mbi Kontabilitetin dhe Standardardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
- Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore sipas Standardardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK);
- Deklarimi elektronik on-line i listpagesave, Sigurimeve, TAP, Tatim në burim, TVSH, libra shitje dhe blerje etj;
- Përgatitja e raporteve periodike financiare sipas nevojave të drejtuesve të biznesit;
- Asistencë për përgatitjen e dokumentacionit të plotë për hapje aktiviteti;
- Konsulencë kontabël, etj.
Auditim
Së fundmi Redi Consulting u ofron klientëve të saj edhe shërbime në fushën e auditimit. Për pak kohë ne kemi mundur t’u ofrojmë klientëve shërbime auditimi cilësore duke i udhëhequr në rritjen e efiçencës, rritjen e kontrolleve të brendshme që janë baza për të realizuar objektivat e tyre.
Disa nga shërbimet e auditimit janë:
- Auditimin e pasqyrave financiare në përputhje me Standartet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNFR);
- Auditime sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (SNA);
- Auditim të proceseve të veçanta si dhe të kontrollit të brendshëm;
- Shërbime Dhënie Sigurie dhe Shërbime të tjera të Lidhura.
Këshillime Biznesi
Redi Consulting ofron shërbime në fushën e këshillimeve të biznesit:
- Përgatitje e planeve të biznesit për nevojat e drejtuesve të biznesit, dhe për palët e treta;
- Këshillime biznesi mbi mundësitë e zhvillimit;
- Hapje aktiviteti etj.
Konsulencë Fiskale
Legjislacioni fiskal dhe taksat në Shqipëri ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe janë mjaft dinamike. Ne njohim mjaft mirë legjislacionin fiskal dhe jemi të mirëinformuar me ndryshimet e tij duke u garantuar klientëve tanë shpejtësi dhe garanci në këshillimet që ju ofrojmë.
Planifikimi efektiv i taksave na jep mundësinë t’u japim klientëve përfitimet maksimale nga taksat dhe parashikimet për të ardhmen.
Shërbime të Tjera
Redi Consulting ofron shërbime që janë specifike në fushën e konsulencës financiare në varësi të natyrës së biznesit dhe shpesh bashkëpunon me zyra të tjera profesionale për çështje që kalojnë kompetencat tona (ekspertë ligjorë, inxhinjerë, vlerësues etj).
Disa prej këtyre shërbimeve janë:
- Blerje, shkrirja, përthithja, likujdimi dhe falimentimi i shoqërive tregtare;
- Rritje dhe zvogelim kapitali, etj.