• +355 69 400 1000
  • +355 4 222 0541

Gjithmonë në shërbim të klientit

Rreth Kompanisë

Motoja jonë është “të jemi partner të shkëlqyer që ofrojmë shërbime të
cilësisë shumë të lartë, duke bërë ndryshimin për biznesin e shoqërinë”.

Redi Consulting

Gjithmonë në shërbim të klientit

Redi Consulting shpk e krijuar në vitin 2004, ofron shërbime në fushën e mbajtjes së kontabilitetit, konsulencë financiare dhe fiskale, përfaqësime në Organet Tatimore, hapje aktiviteti e të tjera. Së fundmi kompania jonë ofron dhe shërbime në fushën e auditimit.
Kompetenca profesionale, efektiviteti dhe integriteti janë parimet bazë që karakterizojnë kompaninë tonë.

Misioni ynë është të përpiqemi vazhdimisht t’u ofrojmë klientëve shërbime cilësore duke fituar besimin dhe sigurinë e tyre. Në këtë mënyrë ne kemi krijuar marrëdhënie afatgjata me klientët tanë.
Me këtë moto kemi mundur të ofrojmë shërbime të një cilësie të lartë, një komunikim korrekt dhe të vazhdueshëm duke fituar në këtë mënyrë besimin e klientëve tanë.
Redi Consulting punon në mënyrë të vazhdueshme në drejtim të ngritjes profesionale të anëtarëve të stafit të saj nëpërmjet trajnimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete profesionale brënda dhe jashtë vëndit.